Site icon Telegrafi

Yagcilar: Kosova me administratë profesionale dhe llogaridhënëse

Ministria e Administratës Publike, përkatësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, sot shënoj Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.

Ministri i MAP, Mahir Yagcilar me këtë rast ka thënë se çdo ditë po punohet që të ketë Kosova një administratë profesionale dhe llogaridhënëse.

“Shënimi i kësaj dite në këtë vit është i veçantë, sepse në këtë vit finalizojmë pakon ligjore për shërbimin civil dhe për pagat”, theksoi Yagcilar, duke shtuar MAP ka filluar diskutimin e publik për këto ligje.

Anëtari i Këshillit të Pavarur për Mbikëqyrje në Shërbimin Civil, Lulëzim Alija tha se rritja e ankesave nga nëpunësit civil, tregon se është ngritë vetëdijesimi i këtyre punonjësve për të drejtat e tyre, mirëpo ka pasur edhe 817 ankesa në procesin e rekrutimit me konkurse nga kandidatët për punësim në administratën publike.

Ai tha se janë evidentuar mbi 500 raste që ka pasur shkelje të ligjeve në fuqi.

Besnik Tahiri, koordinator për në Zyrën e Kryeministrit për administratë publike, tha se për këtë ditë mund të flitet gjërë e gjatë, mirëpo, veçoi dy momente për këtë. Ai tha se ajo që e karakterizon shtetin e Kosovës, është se administrata e Kosovës ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin dhe në ballafaqimin e shërbimeve në të gjithë dikasteret e shtetit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil është diskutuar po ashtu edhe për reforma dhe sfida në shërbimin civil, si dhe janë ndarë mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e nëpunësve më të dalluar civil të Republikës së Kosovës.

Exit mobile version