Telegrafi

XXXTentacion po priste të bëhej baba, e dashura e reperit: Ai na la dhuratën përfundimtare

XXXTentacion priste të bëhet baba i fëmije me të dashurën.

Kështu ka konfirmuar Cleopatra Bernard reperit 20-vjeçar, i cili u vra gjatë kësaj jave në Florida të SHBAsë.

“Ai na la dhuratën përfundimtare”, shkroi e dashura e artistit në llogarinë personale në Instagram.

Ajo këtë e shkroi pranë një fotografie të ultratingullit të foshnjës që do të vjen në jetë brenda këtij viti.

“Fëmija i ri do ta dijë se babai i tij ishte një legjendë”, shkruante në llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale të këngëtarit.

XXXTentacion, emri i vërtetë Jahseh Onfroy, u qëllua jashtë një sallë ekspozite të motoçikletave gjatë ditës së hënë dhe vdiq më vonë në spital.

Lexo po ashtu Publikohet videoja e momentit kur u gjet i vdekur reperi XXXTentacion

Autoritetet policore sot kanë arrestuar të dyshuarin e para nga dy që mendohet që morën pjesë në vrasjen e këngëtarit amerikan.

Një i dyshuar, i quajtur si Dedrick Devonshay Williams, u arrestua të enjten dhe përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së parë. /Telegrafi/