Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Xuxi dhe Besa Kokëdhima zakonisht vlerësojnë se si këndojnë konkurrentët në edicionin e sivjetmë të ‘The Voice of Albania’, por këtë herë ata kanë bërë atë që dinë më mirë – kanë kënduar.
Në fakt kjo ishte kënga për hapjen e fazës përfundimtare dhe më të rëndësishme të spektaklit të talentëve.
Ata kishin zgjedhur një version të hitit “Kthehu” të Bajram Bylykbashit (BB Poqi) në një version akustik që u prit shumë mirë nga publiku.
Në këtë mënyrë, me një atmosferë të mirë ka filluar edhe faza e finale, apo siç njihet ‘Netët Live’ në edicionin e gjashtë të ‘The Voice’.
Në videon e mëposhtme, mund të ndiqni performancën e katër trajnerëve. /Telegrafi/