Telegrafi

Xperia Z4 Tablet Ultra do të jetë një “bishë” prej tableti?

Siç sugjeron edhe emri Ultra, ky do të jetë tableti me karakteristikat më të mira, dhe do të jetë tableti më i madh që kompania Sony ka prodhuar ndonjëherë, sepse do të ofrojë ekranin me diagonalen prej 12.9 inç.

Mirëpo, përveç madhësisë së ekranit, Xperia Z4 Tablet Ultra pritet të ofrojë edhe karakteristika tjera shumë të avancuara. Ekrani me 12.9” besohet se do të vijë me rezolucionin prej 3840×2400 pikselëve, procesorin Qualcomm Snapdragon 810 në 2.86GHz, 64GB RAM, bashkë me 6GB of RAM, i cili ende është i vështirë për tu besuar.

Gjithashtu thuhet se tableti vjen edhe portin HDMI 1.4 që mundëson incizimin në 4K me 30fps, ndërsa edhe bateria e këtij tableti do të jetë masive – 12,100mAh.

Ende nuk dihet nëse Sony do ta shfaq tabletin e saj “bishë” në Kongresin Mobil në Barcelonë, apo në CES. (Telegrafi)