Telegrafi

Xperia Arc S zbarkon në Evropë

Javën e kaluar, Sony Ericsson ka paralajmëruar versionin e ri të telefonit të linjës Xperia Arc, përkatësisht modelin Xperia Arc S, dhe tani duket se ky model i ri do të paraqitet në tregun britanez më 26 shtator.

Shitësi britanik i telefonave mobile me pakicë, Clove, ka njoftuar se do të fillojë shitjen e modelit të ri të telefonit të mençur mobil Ericsson Xperia Arc S, i cili në shitje do të dal me një çmim prej 349.99 funte.

Xperia Arc S posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me 4.2 inç, me rezolucion prej 854 x 480 pikselëve, procesor 1.4GHz Snapdragon, dhe 8GB memorie të brendshme, e cila është e instaluar në kartelën mikro SD. / Telegrafi /