Divizioni i aviacionit i prodhuesit kinez të makinave Xpeng ka zbuluar planet për të ndërtuar një SUV me gjashtë rrota – i cili duket të jetë shumë i frymëzuar nga Tesla Cybertruck – gjithashtu i pajisur me një aeroplan të vogël i vendosur në pjesën mbrapa të automjetit.
I quajtur “Land Aircraft Carrier”, Xpeng pretendon se “SUV-i” i madh është projektuar për t’u përdorur për ofruesit e shërbimeve të urgjencës në terrene të vështira, si për shpëtim malor.
Discover the versatility of XPENG AEROHT’s modular flying car. Experience the future of transportation with us. #XPENGAEROHT #FlyingCar #Tech #Innovation pic.twitter.com/4lBS2c1QfX
— XPENG AEROHT (@XPENG_AEROHT) October 25, 2023
Ndryshe nga Cybertruck, Xpeng thotë se ky SUV është një hibrid, që do të thotë se ata që e përdorin atë në kushte të rrezikshme do të varen nga një motor benzine.
Në pjesën e pasme, është i vendosur një “makinë fluturuese” të stilit fluturues. Aeroplani i vogël me dy vende, nuk ka rrota. /Telegrafi/