Telegrafi

Xolo sjell telefonin “më të lehtë” në botë!?

Kjo është një deklaratë mjaft e çuditshme pasi ky model peshon njëjtë si paraardhësi i tij – 100 gram dhe ka shumë telefona mobil në përgjithësi që peshojnë më pak.

Sidoqoftë, Q900s Plus bazohet në Android 4.4 KitKat, sjell ekranin në diagonalen prej 4.7-inç në HD.

Karakteristikat tjera të këtij modeli janë të ngjashme me ato të paraardhësit, duke përfshirë edhe procesorin Qualcomm Snapdragon 200 (MSM 8212) me 1.2 GHz quad-core dhe Adreno 302 GPU, kamerën kryesore me 8MP me LED, dhe atë të përparmen me 2MP.

Telefoni i ri i Xolo’s sjell edhe 1GB RAM, 8GB memorie të brendshme, baterinë me 1,800 mAh, si dhe lidhjet me 3G, Wi-Fi, GPRS/ EDGE, GPS/ A-GPS, Micro-USB, dhe Bluetooth. (Telegrafi)