Telegrafi

Xolo Play T1000, telefon i dizajnuar për lojëra

Xolo Play T1000 përmban specifika të ngjashme me versionin tjetër të telefonit X1000, edhe pse procesori i këtij modeli është i mbështetur nga quad-core NVIDIA Tegra 3.

Specifikat tjera të Xolo Play përfshijnë ekranin me diagonale prej 4.7 inç në LCD me rezolucion prej 1280 x 720 piksel, kamerën e pasme me 8 mega-piksel dhe atë të përparme me 2 mega-piksel.

Telefoni i mençur i Xolo’së do të vijë me 4GB memorie të brendshme, ndërsa çmimi i këtij modeli nuk do ta tejkalojë shumën prej 268 dollarëve. / Telegrafi /