Site icon Telegrafi

Xixëlluesja, e veçantë

Fustani me xixa dhe temina ka qenë zgjedhja e parë e Marilyn në filmin “Gentlemen prefer blondes”, të cilin e veshi më pas sërish në përvjetorin e ditëlindjes së presidentit Kennedy, ku ajo këndon “Happy birthday Mr. President”. Të gjithë e kujtojmë fustanin e gjatë deri në fund të këmbëve, në ngjyrë bezhë dhe me shumë xixa.

Ky stil për Marilyn ka funksionuar dhe me sa duket është edhe sekreti për të xixëlluar në një mbrëmje të veçantë. Këtë sekret e kanë zbuluar edhe stilistët, si: Cavalli, Gucci, Elie Saab, të cilët e kanë rikthyer në modë pasi e kanë prezantuar në koleksionin e sivjetmë veror. /Telegrafi/

Exit mobile version