Telegrafi

Xiaomi zyrtairzon Redmi Note 3, e shet për 140 dollarë

Ekrani i fabletit të ri të Xiaomi është me diagonalen prej 5.5” në 1080p me Gorilla Glass, procesorin 2.0GHz Helio X10 MediaTek me 2 ose 3GB LPDDR3 RAM.

Memoria e brendshme ofrohet me 16GB, ndërsa versioni me 3GB sjell 32GB, dhe nuk ka port për zgjerim të hapësirës së brendshme.

Specifikat tjera përfshijnë edhe kamerën kryesore me 13MP, kamerën e përparme me 5MP si dhe baterinë me 4,000 mAh.

Lajmi i keq është se fillimisht Redmi Note 3 do të ofrohet vetëm në tregun kinez. Versioni me 16GB do të shitet për rreth 140 dollarë, ndërsa ai me 32GB do të shitet për rreth 172 dollarë. (Telegrafi)