Telegrafi

Xiaomi zbulon modelin Mi A1 (Video)

Xiaomi sapo ka lansuar modelin e ri – Mi A1. Kompania gjithashtu nisi një klip që thekson tiparet më të rëndësishme të telefonit – e ato janë kamera e dyfishtë, sistemin operativ Android dhe dizajni i guximshëm.

Brendësia e telefonit Xiaomi Mi A1 është ekspozita kryesore. Video na merr nëpër salla të ndryshme ku prezantohen pjesë të ndryshme të telefonit.

Klipi gjithashtu zbulon të gjitha aplikacionet specifike që Xiaomi shtyn me MIUI dhe që do të mbërrijnë në një dosje të veçantë në ekranin kryesor.

Video përfundon me shfaqjen e tre ngjyrave të telefonit. Shikoni videon e tërë më poshtë.