Telegrafi

Xiaomi vjen edhe me dron!

Generated by IJG JPEG Library

Xiaomi së fundi ka zgjeruar gamën e produkteve të saj duke e paralajmëruar lansimin e dronit të saj të parë. Lajmi bëhet i ditur nga AndroidCentral të cilët kanë vërejtur lansimin e videos promovuese të dronit në ueb faqen kineze, Youku.

Sipas videos mund të vërehet se droni është një katër-këmbësh i zakonshëm, me kamerë sferike.

Në ndërkohë, thashethemet e mëhershme kanë sugjeruar se droni do të mund të kontrollohet me anë të aplikacionit në telefon dhe mund të xhiroj video edhe në 4K.

Më shumë rreth dronit të parë të Xiaomi do të bëhet e ditur gjatë fundit të javës, kur do të bëhet lajmërimi zyrtar i këtij produkti.