Site icon Telegrafi

Xiaomi do ta prezantojë prototipin e veturës së saj të parë gjatë muajit gusht

ArenaEV shkruan se themeluesi i Xiaomi, Lei Jun do ta prezantojë prototipin e veturës së parë së prodhuesit gjigant të telefonave në një ngjarje publike gjatë muajit gusht.

Themeluesi i kompanisë thuhet se po kalon shumicën e kohës së tij në zyrat qendrore të Xiaomi për t’u siguruar se projekti po ec përpara ashtu siç është planifikuar.

Pas prezantimit, prototipi do të fillojë testimet rrugore, duke përfshirë këtu edhe testimet e para dimërore, transmeton Telegrafi.

Ekipi që qëndron pas veturës në ardhje vije nga HVST Automobile Design, të cilit ishin përgjegjës edhe për konceptin e veturës nga WM Motor.

Xiaomi po përgatitet që të lansojë markën e saj të automobilave, dhe veçse ka punësuar një drejtor për marrëdhënie me publikun, dhe fushata e saj e marketingut do të fillojë menjëherë pasi që prototipi të publikohet.

Kompania zyrtarisht i ishte bashkuar garës për vetura elektrike në fillimin e vitit të kaluar dhe planifikuan shpenzime prej afro 10 miliard eurove përgjatë dhjetë viteve të ardhshme për zhvillimin e divizionit të automobilave.

Fabrika Xiaomi Auto për prodhimin e veturave do të ndërtohet në Yizhuang ku kompania do ta ketë gjithashtu edhe qendrën studim dhe zhvillim. Kapaciteti i prodhimit pritet që të jetë për 300,000 vetura në vit posa fabrika do të fillojë operimin në kapacitetin maksimal.

Faza fillestare do të ketë kapacitetin e prodhimit të 150,000 vetura në vit pasi që të fillojë shitja e modeleve të para gjatë vitit 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version