Telegrafi

Xiaomi sjell tabletin e ri Mi Pad 3

Spekulimet rreth Xiaomi Mi Pas 3 më në fund janë konfirmuar – tableti tash është zyrtar, së bashku me të gjitha detajet rreth specifikave.

Mi Pad 3 vjen me ekranin prej 7.9 inç që ka rezolucion prej 2048×1536  pikselësh. Procesori fuqizues është MediaTek MT8176 përderisa kapaciteti i RAM memories është 4GB.

Specifikat tjera të Mi Pad 3 nga Xiaomi përfshijnë hapësirën ruajtëse prej 64GB, baterinë me 660 mAh dhe dy kamerat, në dy anët e tabletit.

Në anën frontale të pajisjes gjendet kamera me 5MP, për selfie dhe video, ndërsa në anën e pasme është e instaluar kamera me 13MP.

Mi Pad 3 ka të integruar edhe lidhjet WiFi, Bluetooth 4.1 dhe WiFi Direct.  Tableti vjen me çmimin prej 217 dollarëve.