Telegrafi

Xiaomi sjell MIUI 7

Kompania e famshme kineze ka njoftuar zyrtarisht se do ta bëjë lansimin e versionit të ri të MIUI 7, më 27 tetor.

MIUI 7 është versioni i fundit i ndërfaqës e cila bazohet në sistemin operativ të Google, Android.

Xiaomi do të lansojë versionin e ri ‘në ajër’, mirëpo në rast se keni kurreshtje për këtë version të ri të MIUI, atëherë mund ta shkarkoni atë në ueb faqen e kompanisë, gjatë të njejtës ditë të lansimit.

Lista e pajisjeve mobile që do të mund të përdorim versionin e ri të MIUI pritet të bëhet e ditur së shpejti. (Telegrafi)