Telegrafi

Xiaomi sjell Mi 5 në shkurt?

Në një postim në rrjetin social kinez Weibo, bashkë-themeluesi i kompanisë, Li Wanqiang tha se pajisja është në prodhim në masë, dhe se lansimi zyrtar i saj do të ndodhë pas Vitit të Ri kinez, që i bie pas datës 8 shkurt.

Ekzekutivi i kompanisë gjithashtu e konfirmoi se pajisja do të jetë e mundësuar nga procesori i fuqishëm Snapdragon 820.
Rrjedhjet e fundit sugjerojnë se Mi 5 do të shfaqet me trup nga metalii dhe me një buton në pjesën e përparme që ofron një skaner me gjurmë gishtash.

Telefoni ka të ngjarë të shfaqet me ekranin prej 5.2 inç në qHD, 4GB RAM, 32 ose 64GB memorie të brendshme, kamerë 16MP në pjesën e pasme, 13MP kamerë në pjesën e përparme si dhe baterinë me 3600mAh me Quick Charge 3.0.