Telegrafi

Xiaomi shet 720 mijë telefona Mi, për 12 orë

Kjo ka ndodhur në ditën e quajtur “Singles’ Day” që është ngjarje ekuivalente me Black Friday apo Cyber Monday, ndërsa Kina është shndërruar në një vend dhe treg gjigant edhe sa i përket shitjes online, në të cilin kompania Alibaba ka thënë gjithashtu se ka arritur në fitime të jashtëzakonshme.

Sipas drejtorit të Xiaomi për zgjerimin ndërkombëtar, Hugo Barra, kompania kineze ka shitur 720,000 telefona Mi në 12 orët e para të Singles’ Day, që kanë gjeneruar të hyra prej 163 milionë dollarëve.

Shitjen më të madhe Xiaomi e ka bërë me modelin e telefonit më të lirë, Redmi i cili kushton vetëm 150, dhe i cili është shitur në 460.000 njësi, ndërsa modeli i dytë më i shitur i telefonit ishte "Vrasësi i iPhone 6 " – Xiaomi Mi4 – i cila kushton 300 dollarë dhe është shitur në 250,000 njësi. (Telegrafi)