Site icon Telegrafi

Xiaomi shet 26.1 milionë njësi të telefonave të saj, për vetëm 6 muaj

Për më tepër, Xiaomi ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme që ka arritur në 271 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, duke bërë kështu që Xiaomi ta tejkalojë totalin e gjitha njësive të shitura të telefonave, për tërë vitin 2013.

Xiaomi kishte shitur 18.7 milionë telefona të mençur në vitin 2013, apo deri në 160 për qind më shumë sesa viti paraprak, dhe me këtë e kishte tejkaluar synimin e saj për shitjen e 15 milionë njësive.

Për gjashtë muajt e parë të 2014, drejtori i kompanisë Lei Jun gjithashtu zbuloi se shitjet e kompanisë arritën të ardhurat totale prej 5.3 miliardë dollarëve, apo 149 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Xiaomi ka arritur të shesë 11 milionë njësi të telefonave të saj në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa drejtori i kompanisë deklaroi se kompania e tij pret që të transportojë rreth 40 milionë njësi të telefonave për vitin 2014, por tha se kjo shifër madje mund të arrijë edhe në 60 milionë njësi, ndërsa në vitin e ardhshëm, totali i pritur për shitje nga Xiaomi është 100 milionë telefona të mençur mobil.

Xiaomi është bërë i njohur përmes telefonave të mençur që sjellin karakteristikat më të avancuara, me çmime të volitshme, krahasuar me rivalët e tjerë në Android, sikurse Samsung apo HTC. Për shembull, Xiaomi Redmi kushton rreth 134 dollarë, ndërsa modeli më i avancuar Xiaomi Mi 3 kushton rreth 332 dollarë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version