Telegrafi

Xiaomi shet 200 mijë njësi në ditën e parë të lansimit

 

Muajin e kaluar, Xiaomi ka prezantuar modelin e ri të telefonit Mi 4S me një grumbull të shkëlqyer të specifikave në të dhe një çmim të jashtëzakonshëm prej vetëm 260 dollarëve.

Xiaomi Mi 4S që doli në shitje në Kinë në fillim të kësaj jave, dhe sipas raporteve që vijnë nga Kina, me sa duket është shitur në më shumë se 200.000 njësi në ditën e parë të lansimit.

Kompania nuk ka zbuluar zyrtarisht ndonjë informacion në lidhje shifrat e shitjes, por një shitës me pakicë zbuloi se ka shitur 110,000 njësi të Xiaomi Mi 4S në ditën e parë të lansimit, nga të cilat 50,935 njësi janë shitur online, ndërsa 64.853 janë shitur nëpërmjet kanaleve offline.

Xiaomi Mi 4S vjen me një ekran 5-inç me rezolucion 1920 me 1080 piksel, procesorin e Qualcomm Snapdragon 808, 3GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Karakteristikat e tjera përfshijnë edhe kamerën e pasme me 13MP për foto dhe video, kamerën frontale me 5MP, baterinë me 3.260 mAh dhe Android 6.0 si sistemin e saj operativ.