Telegrafi

Xiaomi Redmi Note 2 mund të porositet nga çdo vend tani

Por tani nëse jeni të interesuar në telefonin / fabletin më të ri nga Xiaomi, atëherë duhet ta dini se Xiaomi Redmi Note 2 tani është tani në dispozicion për para-porosi në nivel global.

Fableti mund të porositet nga Oppomart si dhe nga Gearbest. I pari është duke e shitur pajisjen për 179 dollarë, ndërsa Gearbest e ka listuar atë për një çmim prej 170 dollarësh.

Për këtë çmim ju merrni një pajisje me ekranin prej 5.5 inç me rezolucion prej 1,920 x 1,080 pikselëve, procesorin octa-core MediaTek Helio X10 me 2GB RAM dhe 16GB memorie.

Bateria e telefonit është massive dhe ofron 3,020 mAh, ndërsa në të është edhe ndërfaqja e fundit MIUI 7. Kamera e pasme me 13MP kombinohet me kamerën e përparme me 5MP. (Telegrafi)