Telegrafi

Xiaomi promovon procesorin e saj të ri, Pinecone! (VIDEO)

Xiaomi do të zbuloj procesorët e ri, Pinecone, pas tre ditëve dhe kampanja promovuese tashmë ka filluar. Pas reklamës së parë të para dy dite, Xiaomi ka sjellur edhe një të dytë.

Pinecone do të jetë përpjekja e parë e kompanisë për të hyrë në biznesin e prodhimit të procesorëve. Pinecone V970 dhe Pinecone V670 do të njoftohen në një ngjarje më 28 shkurt.

V970 ka disa ngjashmëri me procesorin e Huawei, Kirin 960 – pajisja vjen me dy bërthama 4x A73 DHE 4X A53, ndërsa GPU është Mali-G71.

Pinecone V670 do të ndërtohet në procesuesin 28nm dhe do të përfshijë procesorin A53 octa-core.

Për më shumë, shihni videot e bashkangjitura: