Telegrafi

Xiaomi prezanton “vrasësin e iPhone 6 Plus”, fabletin Mi Note (Foto)

Në fakt, Mi Note është një përditësim i avancuar i Redmi Note, që ishte prezantuar gjatë vitit 2014, mirëpo Mi Note është gjithsesi një pajisje më e fuqishme dhe më e hollë sesa paraardhësi i saj.

Karakteristikat e fabletit më të ri nga Xiaomi, modelit Mi Note përfshijnë ekranin me diagonalen prej 5.7-inç në 1080p LCD,procesorin e ri Snapdragon 801, 3GB RAM, 16 apo 64GB memorie të brendshme, 3000mAh bateri me Qualcomm Quick Charge 2.0, 4G LTE me sy SIM kartela, kamerën kryesore me 13MP dhe OIS, kamerën e përparme me 4MP, ESS ES9018K2M audio decoder, si dhe hollësinë e jashtëzakonshme prej 6.95mm në peshën prej 161 gramëve.

Mi Note mbështetet në Android, dhe natyrisht ndërfaqen MIUI 6. Xiaomi Mi Note do të fillojë të shitet në Kinë fillimisht, për një çmim të përafërt me 370 dollarë për versionin me 16GB dhe 451 dollarë për atë me 64GB.

Por kjo nuk është e tëra nga Xiaomi sa i përket fabletit Mi Note, sepse kompania do ta lansojë edhe versionin Pro të fabletit që do të ketë dizajn të njëjtë, por disa specifika më të avancuara, duke përfshirë edhe 4GB RAM dhe procesorin Snapdragon 810. (Telegrafi)