Telegrafi

Xiaomi prezanton modelin e ri të telefonit – Mi 4i

Modeli i ri i telefonit – Xiaomi Mi 4i ofron edhe procesorin octa core 64-bit Qualcomm Snapdragon 615 bashkë me 2GB RAM.
Karakteristikat tjera të telefonit të ri të kompanisë së famshme kineze përfshijnë edhe 16GB memorie të brendshme, si dhe baterinë me 3120 mAh.

Mes tjerash, Xiaomi Mi 4i sjell edhe kamerën e përparme me 5MP, atë të pasmen me 13MP, opsionin për dy kartela 4G, Bluetooth, WiFi, Android 5.0 dhe MIUI 6. (Telegrafi)