Telegrafi

Xiaomi prezanton “bishën” Mi Note Pro

Mi Note Pro fillimisht do të shitet në Kinë për një çmim prej 483 dollarësh. Dhe për këtë çmim kompania ofron disa nga specifikat më të mira të mundshme që ofrohen në treg.

Në fakt, ekrani i fabletit do të jetë 5.7-inç në QHD me 515 PPI, procesorin Qualcomm Snapdragon 810 SoC, 2.5GHz 64-bit octa-core CPU, Adreno 430 GPU, 4GB LPDDR4 RAM, 64GB eMMC 5.0 memorie të brendshme.

Ndërkaq, kamera kryesore e pajisjes është 13MP (Sony IMX214 sensor) me OIS, kamera e përparme është me 4MP me 2-micron piksel, lidhjet për LTE Category 9, Wi-Fi ac, Bluetooth 4.1, baterinë me 3090mAh me Qualcomm Quick Charge 2.0, Hi-Fi audio dhe MIUI 6 mbi Android 5.0. (Telegrafi)