Telegrafi

Xiaomi po e lanson Mi Max 2?

Xiaomi ka dërguar ftesa në mediat indiane lidhur me nisjen e Mi Max 2 në fillim të javës së ardhshme. Ndërkohë që nuk e saktëson emrin e pajisjes, një vështrim në të dhe mund të tregoni se për cfarë ka të bëjë.

Mi Max 2 ka një dizajn të plotë prej alumini që është po aq i madh sa ai i fundit, i njëjti 6,44 inç me 1080p, gjenerata më e re, por më e ngadaltë me Snapdragon 625, 4GB RAM, memorie prej 64GB ose 128GB, kamerë të pasme 12 megapikselë f2.2 , kamerën e përparme 5 megapikselë f2.0, altoparlantë stereo, Android Nougat dhe një bateri më të madhe 5300mAh me Quick Charge 3.0.

Ne presim që Mi Max 2 të nisë në të njëjtin çmim si modeli i vitit të kaluar.