Telegrafi

Xiaomi planifikon rritje të hyrave për 1 miliardë dollarë

Në një intervistë për Ëall Street Journal që koincidon me lansimin e byzylykut të fitnesit nga Xiaomi, Mi Band, Lei ka thënë se ai i sheh kompanitë kineze si Alibaba dhe Tencent Holdings si rivalët e saj të ardhshëm.

"Mënyra se si Tencent dhe Alibaba fitojnë para sot, do të jetë mënyra se si Xiaomi do të fitojë para në të ardhmen," tha ai.

Vitin e kaluar kompania bëri më pak se 300 milionë dollarë në të ardhura nga shërbimet mobile, tha Lei, por të hyrat e përgjithshme të këtij viti pritet të arrijnë në rreth 16 miliardë dollarë, me shërbime mobile që përbënin rreth 6 për qind të kësaj shifre. (Telegrafi)