Telegrafi

Xiaomi përgatit rivalin direkt të iPhone SE?

Me sa duket, kompania e famshme kineze Xiaomi është duke e konsideruar lansimin e variantit më të vogël të telefonit të saj – Mi 5 me ekranin prej 4.3”.

Një rrjedhje e fundit e publikuar në rrjetet sociale kineze sugjeron se Xiaomi do të zbulojë modelin e ri të telefonit të saj në muajin qershor, të cilin do ta pajis me karakteristika të avancuara sikurse procesori 1.8GHz Snapdragon 820 SoC.

Xiaomi do ta ofrojë modelin e ri të telefonit të saj me ekranin prej 4.3” në 720p, 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme, kamerën kryesore me 13MP si dhe baterinë me 2350mAh me opsionin Quick Charge 3.0.

Ngjashëm sikurse Mi 5, edhe modeli i ri do ta ketë butonin kryesor në ekran, si dhe sensorin për gjurmë gishtash.

Ky model pritet të jetë rival direkt me modelin e ri të iPhone SE, të cilin Apple e zbuloi së fundmi.

Xiaomi thuhet se do ta shesë këtë model të telefonit për 275 dollarë.