Telegrafi

Xiaomi MI5 shfaqet në publik?

Megjithatë, kompania kineze nuk ka dhënë detaje rreth pajisjes, por spekulimet sugjerojnë saj do të jetë gjenerata e re e telefonit të saj – Xiaomi MI5.

Kohët e fundit, një fotografi e re e cila thuhet të jetë e modelit të ri të telefonit – Xiaomi MI5 ka rrjedhur në internet nga brigjet kineze, dhe e njëjta shfaq një telefon në ngjyrë të zezë i cili ndoshta mund të jetë pajisja tjetër e avancuar nga prodhuesi kinez.

Në këtë model vërehet qartë ndërfaqja e kompanisë, MIUI, si dhe disa ngjashmëri të dizajnit nga telefonat e e kaluar të Xiaomi.

Çuditërisht, nga pamja e publikuar në internet telefoni duket pak më i madh se modeli i tanishëm Xiaomi Mi4, por kjo mund të jetë edhe risia që do ta sjell telefoni.

Sipas analistëve, Xiaomi MI5 do ta sjell ekranin me diagonalen prej 5,7-inç në 2560 x 1440 piksel, procesorin quad-core Snapdragon 810 si dhe kamerën e pasme me 20.7MP për foto dhe video. (Telegrafi)