Telegrafi

Xiaomi Mi3S apo Samsung Galaxy S5 për gjysmë çmimi

Së fundmi në publik janë paraqitur informacione të reja për modelin e ri të kompanisë Xiaomi, përkatësisht modelit Mi3S, i cili është pasardhës i telefonit të suksesshëm Mi3 nga viti i kaluar.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se modeli i ri i telefonit nga “Apple Kinez” do të fillojë të shitet nga vera e këtij viti, dhe me vete do të sjell disa nga performancat dhe karakteristikat më të avancuara.

Në mesin e karakteristikave më të shquara do të jetë procesori Snapdragon 801, i cili bazohet në 2,5GHz (identik me atë të Galaxy S5), 3GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, e cila mund të rritet edhe më shumë përmes kartelës MicroSD.

Telefoni i ri i Xiaomit sjell ekranin me diagonalen prej 5” në rezolucionin Full HD, kamerën e pasme me 13MP dhe atë të përparme me 5MP, versionin e ri të Android, 4.4.2 KitKat, me ndërfaqen MIUI.

Mirëpo ky model pritet të bëhet tejet i famshëm edhe për shkak të kostos së ulët, e cila thuhet se nuk do ta tejkalojë shumën prej 230 eurosh. / Telegrafi /