Telegrafi

Xiaomi Mi 6 vjen në muajt e parë të vitit?

Xiaomi është duke punuar në Mi 6, pasardhësin e vërtetë të Mi 5 që është lansuar këtë vit. Mi 6 do të lansohet dikur gjatë 2017.

Data e saktë e lansimit ende është një mister, dhe thashethemet e fundit nga burimet në Kinë nuk po ndihmojnë në qartësim.

Muajin e kaluar kemi dëgjuar se Mi 6 do të zyrtarizohet në mars, mirëpo raporte të reja thonë se kjo nuk do të ndodhë.

Sipas një anëtari në Weibo, Mi 6 do të njoftohet më 14 shkurt. Data ëshë poashtu e përkrahur nga një imazh që promovon ngjarjen e lansimit.

Në anën tjetër, disa pjesëtar tjerë të Weibo thonë se Mi 6 do të zbulohet në prill. Kjo vonesë do të duhet të ngjan për shkak se Samsung, prodhuesi i ri i Snapdragon 835, nuk do të mund të prodhojë sasi të mjaftueshme të çipave në një kohë më të hershme.

Megjithatë, asnjë prej këtyre informatave nuk është zyrtare dhe nuk vjen drejtpërdrejt nga Xiaomi dhe kështu, nuk mund të dihet ende se cila nga këto periudha do të jetë koha e lansimit të Mi 6.