Telegrafi

Xiaomi Mi 5c vjen më 6 dhjetor

Lansimi i Xiaomi Mi 5c mund të jetë caktuar për të martën e ardhshme, më 6 dhjetor. Së paku, kështu thuhet nga thashethemet e reja që kanë dalur nga një faqe teknologjike në Kinë.

Modeli i ri nga Xiaomi pritet të ketë një çmim prej 140 deri në 150 dollarë dhe do të jetë më i lirë se modeli paraprak, Xiaomi Mi 5s.

Njejtë si 5S, Mi 5c do të ketë dy versione të ndryshme, me ekrane prej 5.2 dhe 5.5 inç. Specifikat tjera do të jenë pak më të ndryshme. Procesori Snapdragon 821 në Mi 5s do të zëvendësohet nga procesori me shpejtësi 2.2 GHz.

Hapësira e brendshme pritet të jetë e njejtë me modelin paraardhës. Kapaciteti i hapësirës do të jetë 64GB përderisa RAM memoria pritet të ketë kapacitet prej 3GB.

Kamera kryesore do të vijë me 12MP ndërsa dytësorja me 8MP.