Telegrafi

Xiaomi Mi 5 vjen më 11 nëntor

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, ngjarja speciale e Xiaomi do të mbahet më 11 nëntor, në të cilën do të zbulohen pajisjet e reja mobile.

Mi 5 mund të vijë së bashku me një model tjetër të telefonit të cilin besohet se kompania e ka emërtuar "Mi Dual 11".

Por sipas raporteve të shumta thuhet se pajisja e dytë do të jetë Redmi Note 2 Pro, sepse është thënë edhe më herët se e njëjta do të vijë në kohën e përafërt me Mi 5.

Xiaomi Mi 5 pritet të sjell procesorin 2.2GHz quad-core, 1.8GHz quad-core CPU me Qualcomm Snapdragon 820 SoC.

Pajisja pritet të ofrojë edhe kamerën e pasme me 13MP, atë të përparmen me 5MP si dhe 4GB RAM në memorien e brendshme prej 16 deri në 64GB, dhe baterinë me 3,300 mAh. (Telegrafi)