Telegrafi

Xiaomi Mi 5 arrin në 16 milionë porosi!

Para-porositë për telefonin e ri të kompanisë që njihet si Apple e Kinës, Xiaomi Mi 5 kanë arritur në më shumë se 16 milionë njësi, thuhet sipas një njoftimi në blogun zyrtar të kompanisë.

Modeli i ri i telefonit nga Xiaomi është vendosur për lansim në Kinë nga data 1 mars, dhe më shumë se 16 milionë para-porosi janë bërë deri më tani, duke e bërë pajisjen e re në Android një zgjedhje popullore në mesin e përdoruesve të shumtë.

Me çmim prej vetëm 300 dollarë, telefoni më i fuqishëm në Android për momentin ofron 32GB ose 64GB hapësirë të brendshme, një procesor të Qualcomm, përkatësisht Snapdragon 820 me Adreno 530 GPU, 3GB RAM dhe ekranin me 5.15 inç 1080p.