Telegrafi

Xiaomi Mi 10T dhe Mi 10T Pro do të vijnë me çmime të përballueshme!

Deri në këto momente shumë informacione kanë rrjedhur për modelet e reja të telefonave të kompanisë së famshme kineze Xiaomi, përkatësisht modelet Xiaomi Mi 10T dhe Mi 10T Pro.

Mirëpo së fundmi online janë shfaqur edhe çmimet e pajisjeve të reja të firmës kineze, burime sipas të cilave thuhet se versioni Pro do të kushtojë 699 euro, që është pak më shumë sesa kanë pritur fansat e këtij modeli.

Në ndërkohë, disa rrjedhje online sugjerojnë se Mi 10T do të vijë në treg për një kosto mjaft të përballueshme që do të sillet në rreth 499 euro, ndërsa çmimi i Xiaomi Mi 10T Pro thuhet se do të jetë për 100 euro më i lirë, ose saktësisht 599 euro.

Mi 10T Pro do të ketë një version me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ​​të brendshme i cili në treg do të vijë me çmimin e lartpërmendur prej 599 eurove, ndërsa modeli me 256 GB mund të kushtojë 649 euro. Telefoni gjithashtu pritet të vijë me ngjyra interesante, dhe një nga ato të raportuarat është edhe varianit “Rainbow Silver”.