Telegrafi

Xiaomi Mi 10 Pro shitet pas vetëm 55 sekondash pasi doli në shitje

Modeli i ri nga Xiaomi u shit në Kinë për vetëm 55 sekonda, pasi doli në shitje.

Për shkak të virusit vdekjeprurës, modeli i ri nga Xiaomi u prezantua disa ditë më parë pa një audiencë, transmeton Telegrafi. 

Megjithatë, pati një nxitim të vërtetë në fillimin e shitjeve. Pas 55 sekondash, Xiaomi Mi 10 Pro ishte shitur i tëri, raporton Gizchina.

Pajisja është në dispozicion në Kinë për 715 dollarë dhe posaçërisht është bërë i famshëm për shkak të kamerës që ky smartphone posedon. 

Ishte vetëm pak më shumë sekonda sesa kur u shit versioni më i vogël i serisë Xiaomi Mi 10, i cili u shit pas 60 sekondash. /Telegrafi/