Telegrafi

Xiaomi ka shitur 61 milionë telefona në 2014

Këto shifra të shitjeve paraqesin një rritje prej 227% nga një vit më parë, merret vesh sipas një email të brendshëm nga themeluesi i kompanisë Xiaomi, Lei Jun.

Ai gjithashtu zbuloi se shitjet e telefonave të kompanisë me përfshirje të tatimit kanë kaluar rritjen prej 135% në terma vjetorë, për ta përmbyllur vitin 2014 me 11.98 miliardë dollar. (Telegrafi)