Telegrafi

Xiaomi hyn në tregun e laptopëve me një super-model

Modeli i paemërtuar ende ka filluar shitjet me para-porosi në tregun kineze përmes faqes Banggood, dhe i njëjti shitet për rreth 720 dollarë.

Fizikisht, ky model duket shumë i ngjashëm me MacBook Air të Apple, dhe ofron trupin e plotë prej alumini dhe madhësi të ekranit prej 15.6 inç, por që mundëson cilësinë e full HD.

Specifikat tjera të modelit të ri të këtij laptopi ngjajnë me MacBook Pro, ndërsa pamja e tij është e afërt me MacBook Air. Procesori i këtij modeli është Intel Core i7 CPU, 8GB RAM si dhe Nvidia Geforce 760M GPU.

Memoria e brendshme e këtij laptopi thuhet se do të jetë deri në 128GB SSD, dhe i njëjti do të bazohet në Linux. (Telegrafi)