Të shtunën në ora 10:00 u bë hapja e pikës së parë dhe të vetme, Xiaomi, në Kosovë, më saktësisht në qendrën tregtare, Albi Mall.
Me një event të organizuar nga stafi dhe menaxhmenti i dyqanit, të shumta ishin edhe shpërblimet e numri i produkteve.
Ndërkaq pritet të ketë edhe shumë zbritje dhe supriza të tjera. 600 produkte deri 80% zbritje në hapjen e madhe të dyqanit.
Deri sa një kolon e gjatë prej 932 njerëz ishin renditur të eksploronin e të përfitonin nga shpërblimet dhe zbritje, ishte njëri nga ta që priti 28 orë rresht për të qenë fitues i një telefoni Xiaomi 12 x për vetëm 1 cent.
I ftuari më special në këtë event, ishte Cyberdog, roboti katërkëmbësh bionik që ka një përvojë interaktive vizuale dhe dëgjimore bionike.
Përveç kësaj, CyberDog nga Xiaomi mund të analizojë mjedisin e tij në kohë reale dhe mund të përdorin gjithashtu komanda zanore.
Xiaomi është një nga tre kompanitë kryesore të smartfonëve në botë dhe brendi më e madh i pajisjeve smart, të cilat po bëhen gjithnjë e më të njohura.
Dyqani i ri Xiaomi, i pari në Kosovë, do të jetë një vend ku të gjithë fansat e Xiaomit mund të përjetojnë pajisjet e teknologjisë inovative.