Telegrafi

Xiaomi e kalon gjigantin Apple?!

Tani duket se i gjithë mundi i tyre është paguar, pasi prodhues kinez i telefonave të mençur mobil tani komandon një pjesë më të madhe të tregut se sa gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple në vendin më të madh në botë.

Xiaomi së fundmi ka marrë mbi 11% të tregut total, ndërsa pjesëmarrja e tregut të Apple është vetëm 10% për të gjithë telefonat e shitur në Kinë.

Suksesi i fundit e bën Xiaomin prodhuesin e tretë më të madh të telefonave mobil në Kinë, pas rivalëve të mëdhenj si Samsung dhe Lenovo të cilët janë përpara saj me me 18% dhe 12% të tregut, respektivisht.

Momentumi të cilin Xiaomi e ka ndërtuar për veten e saj në një periudhë relativisht të shkurtër kohe është mbresëlënës. Duket se biznesi i tyre është i paraprirë për tu zgjeruar edhe më tej në të ardhmen e afërt, pasi kompania ka plane të hyjë në tregjet e reja në Azi, përkatësisht vendet si Indonezi, Singapor, dhe Malajzi.

Në qoftë se kompania kineze mund të vazhdojë të prodhojë të njëjtat telefona të avancuar në Android me specifika të larta dhe çmime të ulëta, atëherë ata duket se do të gëzojnë një të ardhme edhe më të begatë se sa kaq. / Telegrafi /