Deri tani janë parë disa spekulime mbi Xiaomi Redmi Pro ndërkohë sot kjo pajisje është bërë zyrtare.
Xiaomi Redmi Pro do të vijë me ekranin në 5.5 inç i cili është i pajisur me teknologjinë OLED dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.
Ndër tjerash, pajisja ka RAM memorien prej 3 GB, hapësirën ruajtëse prej 32 GB dhe procesorin Helo X20. Një tjetër version i pajisjes së re është i pajisur me 3GB RAM dhe hapësirën ruajtëse prej 64 GB.
Të dy modelet vijnë me bateri të kapacitetit 4050 mAh dhe tre kamera: frontalen prej 5 MP, kamerat 5 dhe 13 MP në anën e pasme.
Modeli me procesorin X20 do të shitet me çmim prej 225 dollarëve ndërsa modeli me procesorin X25 do të kushtojë 255 dollarë.