Site icon Telegrafi

Xiaomi do të depërtojë edhe në tregun amerikan

Nëse nuk e keni ditur, Xiaomi shet pajisje shumë të avancuara mobile për kosto më të ulëta sesa rivalët e saj kryesor, dhe me këtë strategji kompania ka arritur që të jetë prodhuesi i tretë më i madh për telefona mobil, pas konkurrentëve si Samsung dhe Apple.

Gjatë një konference të fundit me mediat në San Francisko , Xiaomi i bëri publike planet e saj për depërtim edhe në tregun amerikan, përmes dyqanit të saj online Mi.com.

Megjithatë, zgjerimi i Xiaomit në SHBA nuk do të vlejë për telefonat e saj në këtë moment, pasi kompania e ka ndërmend të shes produktet e tjera që ajo prodhon, sikurse byzylyku Mi Band, bateritë rimbushëse për telefonat, dëjgueset për telefona dhe produktet tjera.

Kompania thotë se është shumë më e thjeshtë për të sjell këto produkte në treg, për dallim nga telefonat për të cilët kërkohet shumë miratime rregullatore, çertifikata për softuerë dhe çështje të tjera logjistike. (Telegrafi)

 

Exit mobile version