Telegrafi

Xiaomi do të bëhet lider global i telefonave të mençur

Edhe sot, megjithëse produktet e saj janë në dispozicion vetëm në tregjet e zgjedhura aziatike, kompania kineze Xiaomi është rritur gjatë gjithë kohës dhe është ngjitur në vendin e tretë në tregun e telefonave të mençur mobil, duke shitur më shumë se lojtarët e mëdhenj të pajisjeve sikurse LG, Sony, Lenovo, HTC, dhe shumë të tjerë.

Dhe çka është edhe më e rëndësishme, rritja e Xiaomit për pjesën më të madhe të tregut të telefonave të mençur ende është larg përfundimit.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Xiaomi, Lei Jun, i cili njëkohësisht është njeriu i 23-të më i pasur në "Mbretërinë e Mesme", deklaroi se "Apple e Kinës", siç njihet kompania e tij, do ta tejkaloj kompaninë Apple dhe Samsung në vitet në vijim dhe do të bëhet prodhuesi më i madh i telefonave të mençur në botë.

Në veçanti, Lei Jun, tha se ai beson se kompania e tij do të jetë më prodhuesi më efektiv i telefonave të mençur në një periudhë kohe prej 5- deri 10-vjeçare.

Me sa duket, Xiaomi e ka në plan që kur të bëhet lider global ose kur ti arrijë majat, produktet e saj ti ofrojë në të gjitha vendet e botës.

Gjithashtu u zbulua se Xiaomi aktualisht ka një bazë të përdoruesve aktivë prej afërsisht 60 milionë përdoruesve, dhe pritet që deri në fund të vitit 2015, ky numër të arrijë në 200 milionë përdorues. (Telegrafi)