Telegrafi

Xiaomi bën gati edhe Mi5 me 4GB RAM dhe Snapdragon 820

Sipas informacioneve të publikuara deri më tani, ekrani i Xiaomi Mi5 pritet të vijë me 5.3-inç me 2,560 x 1,440 piksel dhe Qualcomm Snapdragon 820 me 4GB RAM.

Pajisja e re e Xiaomi do të ofrojë edhe variantet me 16GB/64GB memorie të brendshme, USB-Type C, kamerën me 16MP dhe dual-LED flash për foto dhe video si dhe baterinë me 3,030.

Xiaomi Mi5 pritet të ofrojë edhe Android 5.1 Lollipop me MIUI 7. Çmimi i këtij super-modeli të telefonit pritet të jetë i përafërt me 400 dollarë. (Telegrafi)