Janë shfaqur disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti kur presidenti kinez Xi Jinping ‘e qorton me zemërim’ Justin Trudeau të Kanadasë, gjatë një takimi të shkurtër “në periferi” të konferencës së G20.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy liderët u kapën në kamera duke pasur një diskutim të nxehtë në samitin global në Bali.
Xi u shfaq dukshëm i frustruar teksa u përball me Trudeau rreth asaj se si detajet e një takimi të mëparshëm mes tyre, i cili u mbajt të martën, ishin zbuluar në shtyp nga burime të qeverisë kanadeze.
Burimet kanadeze kishin raportuar se Trudeau ngriti ‘shqetësime serioze’ me Xi për ndërhyrjen e dyshuar të brendshme nga Kina gjatë bisedimeve të tyre të para – në më shumë se tre vjet.
Por Xi, duke u përpjekur të maskonte zemërimin e tij me një buzëqeshje të mprehtë, u filmua nga gazetarët kanadezë duke i thënë një Trudeau me pamje gjithnjë e më të sikletshme: “Gjithçka që diskutuam dje ka rrjedhur në media dhe kjo nuk është e përshtatshme”.
The Cdn Pool cam captured a tough talk between Chinese President Xi & PM Trudeau at the G20 today. In it, Xi express his displeasure that everything discussed yesterday “has been leaked to the paper(s), that’s not appropriate… & that’s not the way the conversation was conducted” pic.twitter.com/Hres3vwf4Q
— Annie Bergeron-Oliver (@AnnieClaireBO) November 16, 2022
Pas kësaj Trudeau vetëm tundi kokën ndërsa Xi vazhdonte fjalën e tij përmes një përkthyesi.
Trudeau, duke e ditur se detajet e takimit të tij me Xi ishin zbuluar nga burime të qeverisë së tij kanadeze, nuk adresoi shqetësimet e presidentit kinez dhe në vend të kësaj dha një përgjigje jo të drejtpërdrejtë.
“Epo në Kanada, ne besojmë në dialogun e lirë, të hapur dhe të sinqertë, të cilin do të vazhdojmë ta kemi”, arriti të thoshte ai përfundimisht.
Ndërsa Trudeau fliste, Xi dukej i frustruar dhe u përmbajt nga kontakti me sy me kryeministrin kanadez.
Xi më pas buzëqeshi gjerësisht dhe zgjati dorën dhe i shtrëngoi dorën Trudeau për t’i dhënë fund “shkëmbimit torturues”.
Otava ka akuzuar javët e fundit qeverinë kineze për ndërhyrje në institucionet e saj demokratike dhe sistemin gjyqësor, pas viteve të marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve. /Telegrafi/