Site icon Telegrafi

Xi Jinping, president ‘i përjetshëm’ në Kinë

Beijing : Chinese President Xi Jinping claps while addressing the media as he introduces new members of the Politburo Standing Committee at Beijing's Great Hall of the People Wednesday, Oct. 25, 2017. The seven-member Standing Committee, the inner circle of Chinese political power, was paraded in front of assembled media on the first day following the end of the 19th Communist Party Congress. AP/PTI Photo(AP10_25_2017_000018B)

Në Kinë është miratuar ndryshimi kushtetues i cili parash heqjen e afatit kohor prej 10 vitesh i cili zbatohet për presidentin dhe zëvendës presidentin e shtetit.

Me ndryshimin kushtetues, i cili u miratua në votimin e zhvilluar në Kongresin Kombëtar Popullor të Kinës, organi më i lartë legjislativ në vend është hapur rruga që presidenti Xi Jinping të vazhdojë detyrën e tij edhe pas përfundimit në vitin 2023.

Lexo po ashtu Kina ndryshon Kushtetutën, Xi Jinping qëndron në pushtet sa të ketë dëshirë

Xi ka qenë President që nga viti 2013 dhe sipas sistemit aktual atij do t’i skadonte mandati në vitin 2023.

Tradita e kufizimit të presidencave në 10 vjet erdhi në vitet e ’90-ta, kur udhëheqësi veteran Deng Xiaoping kërkoi të shmangte një përsëritje të kaosit që kishte shënuar epokën e Mao-s. /Telegrafi/

Exit mobile version