Partia Komuniste e Kinës ka votuar për të ruajtur ideologjinë e Xi Jinping në kushtetutën e saj, duke e ngritur atë në të njëjtin nivel me themeluesin Mao Zedong.
Votimi unanim për “Mendimin Xi Jinping” ndodhi në fund të kongresit të Partisë Komuniste, takim ky më rëndësishmi politik i Kinës.
Xi ka rritur në mënyrë të vazhdueshme kontrollin e tij në pushtet që nga viti kur u bë lider në 2012.
Kjo lëvizje do të thotë se çdo sfidë ndaj Xi tani do të shihet si një kërcënim për sundimin e Partisë Komuniste.
Më shumë se 2,000 delegatë u mblodhën në sallën e madhe të Pekinit për procesin e miratimit përfundimtar për të ruajtur “Mendimin e Xi Jinping mbi socializmin me karakteristikat kineze në epokën e re” në Kushtetutën e Partisë Komuniste të Kinës, transmeton KosovaPress.
Në fund të procesit, delegatët u pyetën nëse kishin ndonjë kundërshtim, ndërsa ata u përgjigjën me zë të lartë: “asnjë”, raportuan gazetarët në vendngjarje.