Presidenti i RP të Kinës, Xi Jinping ka uruar Gordana Siljanovska-Davkovën me rastin e zgjedhjes së saj për Presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton agjencia kineze e lajmeve Ksinhua.
Kina dhe Maqedonia e Veriut ruajnë miqësi të thellë tradicionale, thotë presidenti kinez në urim, duke shtuar se në vitet e fundit, bashkëpunimi praktik mes dy vendeve ka bërë përparim solid dhe ka sjellë përfitime për të dy popujt.
Duke theksuar se e vlerëson shumë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, Si Xhinping thekson se është “i gatshëm të punojë me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut për të thelluar besimin e ndërsjellë politik dhe zgjerimin e shkëmbimit dhe bashkëpunimit, me qëllim që marrëdhëniet mes Kinës dhe Maqedonisë së Veriut të ngriten në një nivel të ri më të lartë”.