Vetëdorëzimi në Policinë e Tiranës do ta lehtësojë pozitën penale të Kostandin Xhuvanit, edhe pse për tre muaj ai iu fsheh policisë, pas vrasjes së ndodhur më 12 shkurt 2011 në Qytetin Studenti.
Një tjetër rrethanë që krijon lehtësi, sipas organit të akuzës, është fakti se bashkë me avokatin e tij, Kostandin Xhuvani paraqiti në polici edhe armën e përdorur në vrasjen e shtetasit Alfred Musabelli.
Në këtë seancë nuk parashikohet të bëhet shqyrtim provash apo faktesh në lidhje me ngjarjen, por vetëm verifikimi i identitetit të të arrestuarit dhe më pas njoftimi i masës së sigurisë, raportoi Panorama./Telegrafi/