Për dimrin e 2017-ës, RiRi ka treguar se tendenca e saj e preferuar është xhupi i fryrë.
Iris Apfel, sipërmarrësja 95-vjeçare, ikonë e stilit ka thënë në të shkuarën një shprehje që mund të jetë titulli i jetës për këngëtaren e famshme Rihanna. “More is more and less is a bore”. Ylli nga Barbados është një me modën.
Ajo nuk ngurron të luajë me tendencat, të shpikë të tilla, të flirtojë me to në çdo çast e të provojë çdo gjë që mendon se trupit të saj i shkon.
Fotografët e kanë fotografuar atë në dalje të ndryshme, ku ajo e ka kombinuar xhupin e fryrë në mënyra nga më të ndryshmet.
Në ngjyrë të zezë, të kombinuar me sandale të së njëjtës ngjyrë, ose me çizme të çuditshme, por edhe në ngjyra pastel, me këpucë, fustane e funde maksi.
Pa diskutim një nga zgjedhjet e preferuara të viteve ’90, që ec paralelisht me stilin sportiv dhe kulturën urbane është kthyer në modë nga Riri, që është sinonim i saj.
Rrugën që Rihanna nisi e kanë ndjekur edhe disa nga vajzat shqiptare të skenës, në të njëjtin model apo edhe në të ngjashëm me të.