Xhudoja kosovare ka arritur suksese të jashtëzakonshme edhe në ditën e sotme.
Kosova ka rrëmbyer dy medalje në garën prestigjioze “Tunis Grand Prix”, të mbajtur në Tunizia.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë përfunduar paraqitjen në këto gara duke u stolisur me dy medalje.
Gjakova ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë ndërsa Distria Krasniqi ka humbur në finalen deri në 52 kilogramë, e cila gjë ka bërë që t’i takojë medalja e argjendtë.
Kjo ka bërë që pas përfundimit të ditës së parë të garave, Kosova të renditet në vendin e parë me numrin e medaljeve.
Pas Kosovës vijnë xhudistës francez me një të artë dhe një të bronztë ndërsa në vendin e tretë pozicionohen ukrainasit me të njëjtin rezultat të Francës.
Theksojmë se në top pesëshe renditen edhe Brazili dhe Uzbekistani, me të njëjtin rezultat – secila nga një të artë.
Kujtojmë se nesër do të garon Akil Gjakova në kategorinë e meshkujve deri në 73 kilogramë. /Telegrafi/